Këngëtarja e famshme, Adele, ka ndërprerë papritur koncertin e saj të fundit në Las Vegas, për të folur në lidhje me trendin më të ri të fansave të cilët sulmojnë me objekte artistët teksa po performojnë në skenë.

Ky trend i pazakonshëm nisi muajin e kaluar, kur këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, u godit me telefon në fytyrë nga një fans. Një gjë e tillë i ndodhi edhe Ava Max e cila u godit nga një fans që hipi në skenë. Ndërkohë një fans i Pink mori dhe hodhi hirin e nënës së saj në skenë teksa këngëtarja e famshme po këndonte.

Teksa ndali koncertin, Adele i pyeti pjesëmarrësit: “A e keni vënë re se si njerëzit po harrojnë etiketën e shfaqjes në këtë moment?”.

Ndërsa vazhdoi: “Duke hedhur m**t në skenë, i keni parë? Unë guxoj, guxoni të më hidhni diçka mua dhe unë do ju vras”.

Më pas ajo mori në shënjestër me një pistoletë me topa dhe drejtoi nga turma përpara se t’iu thoshte atyre që mos ti hidhnin gjërat artistes, më pas filloi të qeshte se duke thënë se ajo ‘mund të gjuante gjëra ndaj audiencës’.