Aktorja, komediania dhe skenaristja e famshme amerikane, Tina Fey, bëri një deklaratë në lidhje me të ardhmen e inteligjencës artificiale javë, duke folur në Festivalin Televiziv të Edinburgut. Ylli 55-vjeçar, i njohur më së miri për serialet “30 Rock” dhe “Saturday Night Live”, preku tema të shumta me theks të veçantë në të ardhmen e industrisë së argëtimit dhe rolin në rritje që inteligjenca artificiale mund të luajë në krijimin e artit.

Fey nuk duket se ka frikë se inteligjenca artificiale do të pushtojë botën e televizionit dhe filmit. Duke iu drejtuar audiencës, Fey deklaroi:

Inteligjenca artificiale mund të bëjë shumë gjera, por për momentin vetem qesharake që nuk është.

Fjalët e saj mbështeten nga një eksperiment i vitit 2023, kur gjatë grevës së shkrimtarëve të Hollywoodit, Hollywood Reporter i kërkoi ChatGPT të shkruante një skenar për serialin ‘30 Rock’ rreth grevës. Rezultati, thonë ata, nuk ishte aspak qesharak, duke sugjeruar që Fey ndoshta ka të drejtë. Fey vazhdon të ketë sukses dhe së fundmi u vlerësua si bashkë-krijuese e serialit të famshëm të Netflix-it, “The Four Seasons”, i cili është konfirmuar për një sezon të dytë.