Janë të shumtë prindërit që ia bëjnë vetes këto pyetje, ndërsa përgatitin pakot e dhuratave, nëpërputhje me letrën e famshme plot me dëshira drejtuar Polit të Veriut. Dhe megjithëse nuk janë të shumta në numër, ekzistojnë në fakt disa studime mbi përfitimet (apo dëmet) e besimit tek Babagjyshi. Para së gjithash, duket se nuk ka asnjë rrezik nga të nxiturit që ata të besojnë tek Babagjyshi. Ndryshe nga sa mendohej deri vonë, edhe fëmijët shumë të vegjël në moshë, janë të aftë të bëjnë dallimin midis imagjinatës dhe realitetit.
Ndërkaq, influencerja Shannen Michaela vendosi të mos i gënjejë fëmijët për Babagjyshin, duke thënë se kjo ushqen konsumizmin. Ajo shpjegoi se dëshiron të ndërtojë një marrëdhënie të sinqertë me fëmijët. “Ai ndërton një marrëdhënie themelore dhe të ndjeshme mbi gënjeshtra. Tregimi për Babagjyshin gjithashtu ushqen një sistem vlerash të udhëhequr nga konsumizmi, ku “vlera” e fëmijës lidhet me performancën e tij gjatë vitit”, deklaroi bukuroshja. Vendimi i saj ka shkaktuar reagime të ndara në rrjetet sociale.


