Këngëtarja Fjolla Morina ka folur së fundmi për jetën e saj personale dhe profesionale, duke zbuluar se vitet e fundit ka zgjedhur të tërhiqet disi nga vëmendja publike dhe të fokusohet më shumë te vetja dhe familja. Morina rrëfeu se pas disa eksperiencave në vitet e fundit ka arritur në përfundimin se nuk e sheh më një lidhje dashurie si domosdoshmëri për të qenë e përmbushur.

“Kohën e fundit, disa vite që unë i kam bërë eksperienca, kam vendosur të jem vetë, e me përmbushje me dashuri nga familja, fëmijët, dhe jo të fus më dikë në jetën time. Kam ardhur në një përfundim që duhet të shikosh vetëm veten tënde më së pari, sepse jeta nuk është vetëm burrë. Jam e përmbushur me fëmijët, po ndihem mirë dhe kjo ka rëndësi”, është shprehur këngëtarja.

Ndërkohë, Morina prej një kohe nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor për publikun, duke mbajtur një distancë edhe nga aktiviteti i saj profesional.