Një nga protagonistet e këtij sezoni të “Big Brother VIP” është aktorja e njohur, Olta Gixhari.

Ajo është një nga banoret më të komentuara dhe ka qenë në qendër të vëmendjes, sa për batutat e saj, aq për ngjarjet që ka shkaktuar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Nëse flasim për një banor ‘thumbues’ që ngjall polemika dhe deri diku prish qetësinë e asaj shtëpie, atëherë ajo padyshim është Olta.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Duket se të njëjtën gjë ka bërë edhe tani, duke ngacmuar kështu Ronaldon. Dyshja nuk kanë pasur ende një përballje të fortë, por kjo nuk e pengoi Oltën të ‘thumbonte’ Ronaldon duke iu drejtuar si më poshtë:

“O njeri që më zbukuron ditën me gjithë budallallëqet që nxjerr nga goja. Hajde se vetëm budallallëqe flet. Vdes për njerëzit që thonë budallallëqe”.