Dasma e djalit të ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, ka marrë vëmendje të madhe dhe është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale. Genar Topalli dhe Cindy Marina i dhanë fund beqarisë në fundjavë, në një ceremoni madhështore, në Romë.

Jozefina Topalli ka publikuar në rrjetet e saj sociale foto nga kjo ditë e veçantë për të. Menjëherë në postimin e saj, ndjekësit kanë nisur duke komentuar.

Disa e kanë uruar atë për dasmën e të birit, por ka patur edhe shumë komente që kanë vënë në dukje luksin e kësaj dasme. Madje kanë aluduar edhe shifrën që ka kushtuar i gjithë organizimi.

Një prej komentuesve madje i bën thirrje Ministrisë së Drejtësisë që të nise hetimet për paratë e shpenzuara në këtë dasmë, që sipas tij kap shifrat e 500 mijë eurove.

“Ministria e Drejtësisë, bëni verifikimet se nuk ka kuptim te besh dasme 500 mije euro”, shkruan komentuesi.

“Si nuk te vjen zor nuk ke seder fare para në populli të varfër që çdo dit rinia merr arratinë hajdutet pa pik mëshire hedhin valle me para te vjedhura”, shkruan një komentues.

“Sa ka kushtuar valle kjo dasme? Me leket e kujt?”, shkruan një tjetër.

“Sa luks i shfrenuar, çifti te trashëgohet, por shume e tepër çdo gjë”, është një tjetër komente.

Ndërkohë Topalli, nuk i është përgjigjur asnjë prej komenteve.