Këngëtari i njohur, Blero ka zbuluar përmes një postimi në “Instastory” se është shtruar në spital. Në foton në fjalë Blero shtrihet i shtrirë në spital me një age në krah.


Ai zbuloi se vuante nga angina, një sëmundje zemre që shkakton dhembje gjoksi ose presion. Gjithashtu këngëtari shkroi se për të 2020-ta është një vit i mbushur me një varg problemesh shëndetësore, duke zbuluar se ka kaluar COVID-19.


“COVID e kalova. Tani angina, hajt medet hajt 2020-ta. Hajër ishalla,”– u shpreh këngëtari.