I tuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë instruktori i palestrës Remil Peqini. Ai ka folur më shumë për kujdesin që duhet të tregojmë këtë periudhë festash, si t’i rezistojmë ëmbëlsirave, por gjithashtu ai ka komentuar edhe banorët e “Big Brother VIP 5″…

Pjesë nga intervista:
Si t’i rezistojmë një panettone apo bakllava këtë periudhë festash, sepse janë të paevitueshme në dhjetor?
Padiskutim që po, por mendoj që duhet një balancë. Unë do të jap një këshillë ose një trul se çfarë duhet të bëjmë. Padiskutim që do konsumojnë gjërat që kanë pëlqyer dhe nuk duhet ta mbajnë veten në festa. Por mendoj që truku është që duhet të menaxhojnë vaktet. Nëse do hash një vakt që ka shumë kalori, që ka shumë sheqer, mundohu që vaktin tjetër ta shtysh shumë më gjatë, ose bëj një fasting, nëse mund ta bëjnë, se është pak vështirë për festa që të bësh fasting. E di shumë mirë këtë pjesë.

Këshilla ime është që, provoni të gjithë gjërat që ju pëlqeni, por mos konsumoni në sasi. Ndonjëherë është dhe pjesë psikologjike, se ti i jep vetes stres dhe ai stresi përkthehet në kortizol të lartë dhe ti do shtosh masë dhjamore tek barku. Kështu që, këtë stresin mundohuni ta eliminoni në mënyrën më të mirë të mundshme, duke konsumuar të gjithë gjërat që keni qejf, por në sasi të vogla. Dhe kjo nuk do t’ju sjellë atë peshën e madhe me datë 1 janar, që të gjithë presin “New Year, New Me”. /TAR/