Është e ditur tashmë se mbrëmjne e sotme gjatë spektaklit të madh të BBVIP do të ketë 4 hyrje të reja.

Megjithëse në rrjet është aluduar gjerësisht për emrat e personazheve ende nuk është konfirmuar asgjë konkretisht nga produksioni.

Megjithatë një nga emrat më të përfolur eshtë dhe gazetari Bledi Mane. Vetë ky i fundit i ka shtuar më shumë dyshimet nëpërmjet një story të bërë pak orë më parë në llogarinë e tij në Instagram.

Bledi ka postuar një foto, të një burri duke trokitur në derë, teksa shkruan ndër të tjera: Hapeni derën se erdha!

Përtej gjithë trazirave dhe thashetheme të rrjetit, bëjmë me dije se disa puntata më parë gazetari Mane është shprehur në “E Diell” se ka informacione për jetën jashtë të Luizit që ende nuk janë bërë publike dhe që ndoshta mund të dëmtojnë imazhin e tij.