Big Brother Albania VIP 4, një ndër formatet më të suksesshëm të Reality Show prodhuar nga Top Channel. Personazhe e karaktere të njohur e të dashur të jetës sonë janë zgjedhur me shumë kujdes në bazë të profileve të tyre psikologjike e social-kulturore dhe do te jetojnë së bashku në një shtëpi për disa javë rresht. I gjithë votimi i personazheve vjen nga publiku dhe personazhi VIP më i admiruar fiton çmimin e madh.

Në fillim të primit të sotëm u mbyll televotimi dhe skuadra humbëse ishte ajo e Olsit. Si pasojë skuadra e Olsit ka shkuar në televotim dhe një prej tyre do të eleminohej sonte. Vetëm pak më parë u mbyll televotimi për të eliminuarin e sotëm dhe ai ishte Zebërvoki.

Banorët që do të shkojnë në televotim këtë javë, ku njëri prej tyre do të eliminohet janë: Gerta, Livia, Arsida, Rozana, Olsi, Jozi dhe Gramosi.