Kur fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, hyri për pak ditë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri në këtë edicion të pestë të reality show-t, krijoi një raport mjaft të mirë me Stenaldo Mëhillin.

Madje gjatë qëndrimit të tij në shtëpi pati shumë batuta, humor, të qeshura dhe këngë mes tyre. Por jo vetëm kaq, pasi këngëtari i dashur për publikun i tha gjatë një bisede të sinqertë me njëri-tjetrin, se kishte fituar një mik si dhe një shoqe të vogël, Lunën.

Gjithashtu, Luizi i premtoi se kur rrugëtimi i tij të përfundojë në “Big Brother VIP 5”, ai do të shkojë të nesërmen që ta marrë poshtë shtëpisë së tij dhe do takohen.

Luizi e ka mbajtur fjalën dhe pak më parë ka publikuar një video ku shfaqet me Stenaldon, i cili u eliminua mbrëmë nga gara e BBV 5.

”Ashtu pra miq, pritjes i erdhi fundi, ju e dini që e kam bezdi me nejt pasagjer, por kam shoferin më të mirë sot në Shqipëri. Shikoni kush është në timon. Stenaldo përshëndeti pak miqtë”, thotë fillimisht këngëtari i njohur.

”O plako ka mundësi mos me fol kur i jap makinës se më lodh, ta kam thënë gjithmonë”, i kthehet me humor ish-banori.

Ndërkohë po me humor Luizi i drejtohet duke i thënë se të ketë kujdes pasi përpara kanë një makinë të shtrenjtë, e po i ra duhet me hy dhe tre herë të tjera në “Big Brother” për të fituar çmimin e madh dhe për të paguar dëmet.
E teksa Luizi i thotë që po i bie, dëgjohet një krismë sikur pati një përplasje.

”Ndërrohemi se më gjejnë në timon dhe nuk kam as patenten”, thotë Stenaldo dhe Luizi duke qeshur shton:

”Hapi sytë se është gjithë ai G klas atje”.