Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Arsida Çerpja, ka qenë e ftuar në “Live From Tirana”, ku ka komentuar incidentin e paprecedentë të ndodhur në natën e gjysmëfinales së reality show-t.

Në momentin kur Ledion Liço lexoi zarfin ku kishte dy të eliminuarit e radhës nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Loredana Brati dhe Jozefin Marku, ky i fundit gjuajti me shuplakë Gjestin.

“Në momentin kur do të dilte nga shtëpia, Jozi i qëllon me shuplakë Gjestit, pasi ky i fundit i hapi derën për të dalë. Si i ndikon Jozit, kjo situatë?”, ishte pyetja që iu drejtua asaj nga moderatori i njohur, Ronaldo Sharka.

“Në njëfarë mënyre, përveç faktit që u bë viral, ka një pjesë të mirë të ndjekësve që po e aprovojnë. Kam parë disa “story” nga persona që kam përshtypjen që do të bënin shumë më keq. Nuk mendoj që kjo e rrënon Jozin, sepse në njëfarë mënyre, publiku e ka aprovuar për faktin se nëse do të kishte ndodhur brenda lojës, do të kishte pasoja të tjera. Por në momentin që u eliminua, ti nuk je më lojtar, je një njeri. Hapja e derës nuk është provokim nervash, është tallje, ulje dhe përqeshje. Në këtë mënyrë publiku e përkrah dhe thoshte që ishte e merituar. Edhe pse unë mendoj që reagimi asnjëherë nuk duhet të përshtatet me provokimin, sepse sjell gjëra të tjera”, u shpreh Arsida.