I ftuar sot në emisionin “Pardon My French” ka qenë ish-banori i këtij edicioni në Big Brother VIP, Armir Tola. Ai së bashku me Jonida Aliçkollin, Niko Komanin, Lei Krajën dhe Anton Bellon kanë analizuar deri më tani dinamikat dhe situatat që kanë qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Kur u pyet në lidhje me raportin dhe krisjen mes Selin dhe Mirit, ish-banori u shpreh se pavarësisht se ka qenë kundër lojës së Mirit në këtë rast ai e mbështet dhe se Selin e ka shfrytëzuar.

Në këtë rast nuk e di pse më vjen një intuitë dhe unë jam pro Mirit. Tani Miri kishte të drejtë që kur erdhi ai ishte më i njohur se Selin, ose unë si publik nuk e njihja Selin ndërsa Mirin po. Në lojën që bëri Miri unë e kam quajtur gabim dhe e them prapë, por në këtë rastin e dytë mirë që Selin e shfrytëzoi këtë moment dhe u shkëput nga Miri në një mënyrë jo të duhur, por dhe mënyra e qasjes së mimikës se si sillet më atë është shumë harbute. Ndërkohë që për 55 ditë ndërtove lojën në çdo moment që ndërhynin ishin me njëri-tjetrin domethënë u “përplasnin” bashkë nuk kishte një por ishin dy dhe erdhi sot me njëfarë mimike që realisht nuk më pëlqeu.