Muzikë funk me volum të lartë, ushqim, alkool dhe femra më shumicë: mesatarisht pesë për çdo burrë që merr pjesë në festë. Këta janë përbërësit kryesorë të mega-festave të organizuara nga Ronaldinjo në vilën e tij.
Sipas së përditshmes “O Estado de Sao Paulo”, ish-futbollisti i Milanit, nuk ka humbur dëshirën për jetën e natës dhe shoqërinë e femrave. Futbollisti, dy herë fitues i “Topit të Artë”, nuk kursehet kur bëhet fjalë për argëtim.
Sipas gazetave lokale, për t’u garantuar argëtim të shfrenuar miqve të tij, Ronaldinjo ka ftuar në festat e tij “speciale” vajza të bukura nga Santa Katarine, shtet në jug të Brazilit, që është vendi i origjinës së super modeles, Gisele Bundchen. Çdo vajza paguhet mesatarisht 1.200 euro për të qenë të pranishme në festat e futbollistit.
27 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)