Dokumentari i ri në “Netflix” mbi jetën e Princ Harry-t dhe Meghan Markle, ka zbuluar disa foto të pa treguara asnjëherë më parë.

Imazhet në fjalë ofrojnë një pamje intime të pritjes së dasmës së Harry-t dhe Meghan-it në Kështjellën Windsor në vitin 2018. Por ajo që tërheq më shumë vëmendjen është fakti se Princi dhe Princesha e Uellsit nuk shfaqen.

“Netflix” publikoi dje një trailer të ri për vëllimin II të dokumentarit të Harry dhe Meghan, i cili do të publikohet të enjten.

Por fansat e vëmendshëm mbretërorë vunë re menjëherë mungesën e vëllait të Harry-t, Princ William. Ky i fundit nuk shfaqet në fotografitë e dhëndrit me të ftuarit meshkuj.

Në një mospërfillje të dukshme, asnjë nga imazhet nga pritja luksoze në Kështjellën Windsor nuk përfshin vëllain e dhëndrit, Princin William, apo Princeshën e Uellsit.