Harry Styles ka konfirmuar romancën e tij të re me Taylor Russell, teksa janë parë në Londër, ditën e mërkurë.

Këngëtari 29-vjeçar, ka qënë i pranishëm në pjesën teatrale të aktores, “The Effect”, dhe dyshja është parë tepër e afërme, teksa janë fotografuar në festën e organizuar më vonë.

Çifti nuk i është shmangur aspak syrit të paparëcëve, teksa shihet shumë i afeksionuar pas njëri-tjetrit.

Ai gjithashtu ia ka prezantuar Taylor, mikut të tij, James Cordon dhe bashkëshortes së tij, Julia Carey, të cilët kanë qënë të pranishëm.

Duket se ky konfirmim i marrëdhënies së tyre, vjen pas spekulimeve që nisën të qarkullonin muajin e kaluar, ku Taylor ka qënë e pranishme në turneun muzikor të këngëtarit në Vjenë.