Modelja e famshme, Heidi Klum, nuk është kursyer për fansat. Së fundmi ajo ka postuar një video sensuale duke kërcyer në ballkonin e hotelit, e veshur me rroba banje.
Modelja ka qëndruar para pasqyrës dhe ka xhiruar një video ku tregon format e saj të cilat nuk lënë vend për imagjinatë, dhe më pas është shfaqur në ballkonin e hotelit duke kërcyer me kamerën e telefonit para që e filmonte.
Pa komplekse dhe duke mos u shqetësuar për njerëzit që e shihnin nga pishina, Heidi e ka shijuar në maksimum kohën me veten.
Madje në postimin që shoqëron postimin ajo ka shkruar: “Në mjedisin tim natyror sot”.


