Supermodelja e njohur Heidi Klum tregoi edhe një herë se është një nga figurat më të guximshme të modës, duke thyer rregullat e reja të vendosura nga Festivali i Filmit në Kanë. Në ceremoninë hapëse, ajo u shfaq me një fustan voluminoz floral të stilistit Elie Saab, me një bisht dramatik që zvarritej në dysheme, një element që bie ndesh me një nga rregulloret e reja të festivalit.

Sipas udhëzimit zyrtar të festivalit veshjet voluminoze, veçanërisht ato me bisht të gjatë që pengojnë qarkullimin e të ftuarve dhe e vështirësojnë uljen në sallë, nuk lejohen. Megjithatë, Klum e njohur për shfaqjet e saj provokuese si në tapetin e kuq ashtu edhe në rrjetet sociale kësaj here ishte më e mbuluar se zakonisht, në përputhje me një tjetër rregull të ri të festivalit. Sipas rregullave të reja të festivalit në Kanë, ekspozimi i tepërt është i ndaluar.