Grimes dhe Elon Musk, dikur një ndër çiftet më të përfolur në botën e teknologjisë dhe artit, duket se tashmë ndajnë jo vetëm një histori të kaluar dhe fëmijë së bashku, por edhe kritika të hapura publike.
Këtë herë, artistja kanadeze ka “shënjestruar” platformën X (ish-Twitter), në pronësi të ish-partnerit të saj.
Pas një mungese të gjatë në rrjetet sociale, Grimes u rikthye për të promovuar bashkëpunimin e saj më të fundit muzikor me producentin Sub Focus. Por në vend që të komentohej vetëm muzika, një status i saji u bë menjëherë viral:
“Kam ndalur plotësisht përdorimin e rrjeteve sociale dhe tani që u ktheva, më duket krejtësisht e qartë se kjo platformë, si shumica prej tyre, është helm – një burg i mbushur me marrëzira që nuk kanë të bëjnë me askënd”.
Postimi i saj mori mbi 1 milion shikime në pak orë dhe ndezi diskutime të shumta, si nga ata që e përshëndetën sinqeritetin e saj, ashtu edhe nga ndjekës që e kujtuan me ironi se e kishte fjalën pikërisht për platformën e Elon Musk.
Ky reagim i Grimes vjen mes një vale reflektimi që shumë artistë po bëjnë ndaj ndikimit të rrjeteve sociale – edhe kur ato janë të lidhura me njerëz të afërt nga jeta e tyre personale.