“Podcasti “Flet” me Ilnisa Agolli në Top Channel do të jetë një hapësirë ku fjala takohet me njeriun. Me të ftuar nga fusha të ndryshme; nga politika, kultura, arti dhe jo vetëm. Çdo episod do të jetë një kombinim i diskutimeve interesante dhe konkrete, që e çojnë spektatorin përmes dialogut të thellë, nga fjala te përvoja dhe përjetimi njerëzor. Çdo i ftuar do të jetë aty për të rrëfyer hapësirën e tij të mendimit dhe ku çdo temë zbërthehet për të nxjerrë në pah lidhjet mes nesh dhe botës përreth, vetëm në “Flet”.

I ftuar episodin e djeshëm ka qenë aktori Laert Vasili, ku u është përgjigjur shumë pyetjeve provokuese të Ilnisës dhe ka treguar shumë sekrete të tij. Teksa fliste për shoqërinë shqiptare, ku shprehet se është populli ai që ka faj, revoltohet dhe heq rripin e pantallonave duke goditur tavolinën dhe më pas veten e tij, teksa tregon se si ndëshkoheshin më përpara nga prindërit dhe se tashmë duhet të ndëshkojnë veten.

Laert: Kur ishim ne të vegjël prindërit nxirrnin rripin dhe kur bënim gabime fap (godet tavolinë) na e jepnin kështu

Ilnisa: Po sot çfarë ndodh?

Laert: Sot ke bërë ti gabime, sot që jemi të rriturr duhet të bëjmë këtë (godet veten me rrip)

Ilnisa: Vetkamzhikimin?

Laert: Po

View this post on Instagram

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)