Bjordi Mezini është konkurrenti më i ri i “Big Brother VIP 2”. Për publikun ai nuk është aspak i panjohur, pas pjesëmarrjes së tij në “Big Brother”-in e vitit 2009.

Bjordi tani 34 vjeç vjen me një karriere si regjisor i njohur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

 “Arma ime më e fortë, përveçse një bukurie e dhuruar nga natyra është besoj intelekti im. Në shtëpi do doja të ndryshoja mënyrën  e lojës. Mendoj se kjo lojë duhet jetuar më shumë se sa të luhet. Herën e parë që hyra në “Big Brother isha 20 vjeç, nuk dija se çfarë më pret, nuk kisha çfarë të humbisja.

Kësaj radhe di çfarë më pret. Për shumë vite është thënë “Bjordi i Big Brother”, mendoj se ka ardhur momenti të bëhet ky “Big Brotheri i Bjordit”. Unë nuk kam frikë askënd, kam frikë veten time”, tha regjisori në klipin e tij prezantues.