Ish-futbollisti i Premier League, Shane Duffy, është përfshirë në një histori të bujshme të publikuar nga tabloidi britanik The Sun, lidhur me një video-thirrje pesëorëshe me modelen e OnlyFans, Kelly Blake.

Siç mëson ekskluzivisht The Sun, Blake ka pretenduar se mbrojtësi irlandez i pagoi gjithsej 1,100 paund për ta mbajtur në telefonatë për rreth pesë orë.

Modelja ka treguar se sipas Duffy, ajo i ngjasonte ish-it të tij.

Blake pretendon se gjatë telefonatës Duffy i kërkoi të hiqte rrobat dhe më pas të ndërronte të brendshmet, duke preferuar një ngjyrë blu. Sipas saj, futbollisti ndodhej i shtrirë në divan dhe gjithashtu i kërkoi asaj të realizonte dy video të tjera.

Modelja ka deklaruar se pagesat janë bërë në tri transaksione të ndryshme, përkatësisht 300 paund, 200 paund dhe 600 paund, gjatë orëve të para të mëngjesit.

Ajo gjithashtu pretendon se Duffy i kishte shkruar më vonë duke i thënë se nuk mund të ndalonte së menduari për atë që kishte ndodhur. Sipas Blake, futbollisti e kishte ftuar gjithashtu të udhëtonte drejt Irlandës për t’u takuar me të.

Telefonata, sipas modeles, ka ndodhur më 25 gusht. Ajo tha se kontakti mes tyre kishte nisur më herët gjatë vitit, pasi Duffy kishte parë fotografitë e saj në rrjetet sociale dhe i kishte dërguar një mesazh ku e ftonte për një takim.

Shane Duffy, 34 vjeç, ka luajtur gjatë karrierës së tij për disa klube të njohura, përfshirë Brighton, Everton, Celtic, Blackburn Rovers dhe Norwich City. Ai aktualisht është lojtar i lirë, pasi u largua nga Norwich City në qershor.

Duffy ka pasur edhe më herët vëmendje mediatike për jetën e tij private. Në vitin 2018 u bë publike lidhja e tij me modelen britanike Katie Price, ndërsa në vitin 2017 ai ishte përfshirë në një tjetër histori që lidhej me publikimin online të një fotografie intime.

Megjithatë, në një deklaratë për The Sun, Duffy ka mohuar disa prej pretendimeve të publikuara.

“Jam në dijeni të komenteve që janë shfaqur online pas raportimeve të fundit që përfshijnë Kelly dhe mua. Disa prej gjërave të qarkulluara lidhen me gjëra që kam thënë online kur isha shumë më i ri, ndërsa pretendimet e tjera janë thashetheme, akuza ose versione të ngjarjeve që nuk i konsideroj të sakta”, ka deklaruar ai.

Duffy ka theksuar gjithashtu se ai dhe Kelly Blake kanë qenë vetëm miq dhe se nuk kanë pasur një lidhje romantike.

“Për të qenë i qartë, Kelly dhe unë kemi qenë gjithmonë vetëm miq; nuk kemi qenë kurrë në një lidhje”, ka thënë futbollisti.

Top Channel