Derick Hall, kampion i Super Bowl dhe lojtari i mbrojtjes së Seattle Seahawks ka luajtur një rol kyç në fitoren 29-13 ndaj New England Patriots, duke regjistruar dy sacks (kapje e quarterback-ut kundërshtar) në një performancë mbrojtëse dominante.
Hall lindi katër muaj para kohe në vitin 2001, me një peshë më pak se 3 kilogramë dhe i vendosur në aparaturë mbështetëse për jetën. Nëna e tij refuzoi ndërprerjen e kujdesit, duke i dhënë mundësinë të jetojë. Sot, 24 vjeç, 1.91m dhe 115 kg, Hall përqafoi nënën e tij në fushë pas fitores së dytë të Seahawks në Super Bowl.
“Çdokush e di historinë time, çfarë duhej për të mbijetuar dhe për të qenë këtu, Jam shumë i bekuar, lavdi nënës. Ishte një moment i veçantë pas ndeshjes. Ajo gjithmonë luftoi për mua, kurrë nuk u dorëzua”.


