Në një qytet të vogël pranë liqenit Tahoe, në kufirin mes Kalifornisë dhe Nevadës, ndodhet një nga projektet më të veçanta në botën e parfumerisë: një bibliotekë aromash që ruan mbi një shekull histori të parfumit.

Kjo hapësirë unike, e quajtur The Fragrance Vault, është krijuar nga Jana Menard, një koleksioniste autodidakte që ka kthyer pasionin e saj për aromat në një arkiv të jashtëzakonshëm me më shumë se 10 mijë fragranza.

Historia e saj nisi në një realitet të vështirë, ku parfumi konsiderohej luks i paarritshëm. Me kalimin e viteve, kjo pasion u rrit deri në momentin kur ajo bleu një parfumeri të vogël dhe zbuloi brenda saj koleksione të rralla, disa prej të cilave nuk prodhoheshin më prej dekadash.

Kështu lindi ideja për të krijuar një bibliotekë aromash, ku çdo parfum përfaqëson një epokë të caktuar, një kulturë dhe një histori të veçantë.

Në koleksionin e saj gjenden parfume ikonike si Vera Violetta e vitit 1894 apo krijime artistike me flakone të rralla që pasqyrojnë luksin dhe stilin e kohëve të ndryshme.

Në një kohë kur industria e parfumerisë prodhon mijëra aroma të reja çdo vit, projekte si ky konsiderohen thelbësore për ruajtjen e trashëgimisë dhe për të mos lejuar zhdukjen e formulave dhe përbërësve të rrallë.

Biblioteka e Jana Menard është sot një pikë referimi për studiues, krijues dhe dashamirës të parfumeve, duke e kthyer aromën në një formë arti që ruan historinë e njerëzimit.