Mateo dhe Brikena kanë marrë ditën e sotme një surprizë nga qielli, nga fansat e tyre. Një parashutë me një mesazh për ata të dy, u shfaq sot në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

“Merrni kohën tuaj, historia juaj ende po shkruhet”, shkruhej në parashutë. Teksa Mateo e lexoi, Brikena shtoi:

“Historia miqësore”.

Kujtojmë se gjatë Prime-t të së shtunës, Mateo i bëri një surprizë romantike Brikenës, ku dhe i kërkoi një mundësi të dytë. Banorja i tha se do ia japë këtë mundësi për t’u njohur.

Kujtojmë se Brikena ka thënë se nuk ka pëlqim për Mateon, ndërsa ky i fundit ka deklaruar se ka pëlqim për të.