Një histori e jashtëzakonshme mbijetese vjen nga Meksika, ku 31-vjeçari Erasto Crisanto Valdez u gjet i gjallë pasi kishte qëndruar i bllokuar për 15 ditë në një shpellë nënujore, rreth 100 metra nën sipërfaqe. I zhdukur që prej 23 korrikut, teksa kishte dalë për të peshkuar, ai arriti të mbijetonte në errësirë dhe të ftohtë falë një xhepi të vogël ajri.
Ekipet e shpëtimit kishin humbur shpresat për ta gjetur të gjallë, por ai u lokalizua nga një ekip ndërkombëtar eksploruesish dhe u dërgua në spital, ku po trajtohet për dehidratim të rëndë dhe kequshqyerje.


