Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni, ka reaguar në “Instagram” lidhur me komentet negative dhe ofenduese që mori nga komentuesit e rrjeteve sociale pas videos virale nga dasma e motrës së tij, ku ai shfaqet duke hedhur ‘lumë’ parash.

Gëzimi i tij familjar dhe gjesti që bëri për të festuar lumturinë për martesën e motrës u keqintrepretua nga shumë përdorues të rrjeteve sociale.

I ndodhur në qendër të vëmendjes, sulmuesi  reagoi me një mesazh të gjatë në rrjetet sociale, duke sqaruar se gjithçka ka qenë një moment i pastër gëzimi familjar.

“Videoja e hedhjes së lekëve ishte thjesht një moment gëzimi për motrën time. E di që ka shumë xhelozi, por unë jam ai që kam qenë -0 dhe sot ia kam siguruar familjes të ardhmen. Faleminderit Zotit!”, shkruan ai.