E ftuar në emisionin “Sqipëria Live” Egla Ceno u pyet lidhur me komentet negative si “Nuk e njoh fare, idiote apo homofobe”.
Aktorja e njohur, fituesja e BBV3 u shpreh se askënd nga personazhet e përmendur nuk i njeh personalisht duke thënë se nëse duan ta përdorin emrin e saj le ta përdorin gjithashtu edhe duke shmangur komente mbi fjalët negative.
“Jo i njoh, si i njohin të gjithë, asnjë nuk e njoh personalisht, çfarë të komentoj? Ndoshta u bëhet punë të reagojnë me emrin tim, thashë okej, le ta bëjnë, skam asnjë koment. Jo, nuk i njoh, vetëm nga ekrani. Sinqerisht, nuk kam asnjë lloj komenti.”, tha aktorja.
