Eksperti i sigurisë, Faik Basha, ka qenë ditën e sotme i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka folur për aksidentet rrugore.

“Aksidente ka patur shumë, numri i të vdekurve nga janari e deri në fund të këtij gushti që lamë pas ishte 138 persona, dhe shumë prej tyre fatkeqësisht kanë humbur jetën gjatë muajit gusht, nga pakujdësia apo kamikazët që ne i kemi çdo ditë në Tiranë apo në autostradat e Tiranës”, tha fillimisht moderatori i njohur.

Më pas Sharka ka pyetur ekspertin e sigurisë në lidhje me dënimët që marrin personat që shkaktojnë aksidente me vdekje. Ai ka mbetur i shokuar nga përgjigja e Bashës, i cili tha se nuk shkon më shumë se 10 vite.

Pjesë nga intervista:

Sa dënohet një person që është në timon dhe aksidenton një tjetër për vdekje?

Në varësi se ka shumë rrethana që ndikojnë, por nuk shkon më shumë se 10 vite.

Horror

Nuk shkon më shumë se 10 vite

A është për të vënë duart në kokë? Se ti ke marrë jeta e një jetë të pafajshmi

Sigurisht që duhet parë kjo pjesë.

Mos të marrim pastaj rastin që ulet dënimi për shërbim të mirë, me 7 vite, kjo është realisht për të vënë duart në kokë.

Mund të dalësh edhe më pak

Me sa?

Në rastin e kamionistit që vrau një person në rrugën që të çon Shkodër, me aq sa kam ndjekur se është në gjykim e sipër, mund të dënohet me 12 vite, përfiton nga ulja dhe mund të shkojë në 5 vite

Horror