Dy turistë që u goditën për vdekje me thikë në një sulm brutal janë gjetur duke pluskuar në një lumë të mbushur me krokodilë në South Africa. Policia ka nisur një hetim pasi vizitorë të parkut nacional të Kruger zbuluan dy trupa të mbuluar me gjak në lumin Limpopo River.
Viktimat e vrasjes së dyfishtë tragjike besohet të jenë një burrë 71-vjeçar dhe gruaja e tij. Çifti ishte raportuar i zhdukur, me rojet që kërkonin nëpër parkun e gjerë për ndonjë shenjë të tyre.
Ata ishin parë duke hyrë në park te Porta Pafuri të dielën, më 17 maj, në një Ford Ranger të gjelbër. Por tre ditë më vonë, eksploruesit ende nuk ishin kthyer në kamp dhe të nesërmen, zyrtarët nisën një kërkim në të gjithë vendin. Çifti u gjetën tragjikisht të vdekur të premten, më 22 maj.
Trupat ishin hedhur në Crook’s Corner, një kalim lumi që bashkon Afrikën e Jugut, Zimbabvenë dhe Mozambikun, vetëm 20 minuta me makinë nga vendi ku besohej se po qëndronin turistët. Policia konfirmoi se ka nisur një hetim për “dy akuza për vrasje dhe një për rrëmbim mjeti”. “Nuk kemi bërë asnjë arrestim, por po ndjekim pista shumë të forta”, konfirmoi një zëdhënës i Policisë së Afrikës së Jugut.

