Brikena ka reaguar për herë të parë pas daljes së saj nga shtëpia e Big Brother VIP.
E ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Fan Club’, ish-banorja e Big Brother VIP është shprehur se pas daljes nga shtëpia, ka pasur mundësi të komunikojë edhe me familjarët e Mateos, me të cilin nisi një raport dashurie ndërsa ishte pjesë e reality show-t.
Ajo shtoi gjithashtu se familja e saj ka qenë shumë mbështetëse për raportin e saj me Mateon.
“Që kur kam dalë, kam marrë shumë dashuri nga publiku dhe familja. Nuk më besohet që kam dalë. Të them të drejtën, para se të hyja brenda nuk e dija që do dilja çift nga ky program. Për mua ka qenë një rrugëtim shumë i paparashikueshëm dhe me shumë emocione. Unë nuk dola e humbur nga ai program, përkundrazi, fitova dashurinë. Kur dola, kuptova që ndoshta nuk e kam merituar finalen, por mbështetjen që më ka dhënë publiku e kam merituar dhe do të doja të isha në finale.
Raporti ynë ka pasur shumë ulje-ngritje, por çdo gjë ka qenë shumë spontane. Ai ka qenë shumë rezistent ndaj këtij raporti. Familja ime e do shumë Mateon dhe mezi presin ta takojnë.
Kur dola, përshëndeta familjarët e Mateos, fola edhe me motrën e tij. Janë një familje shumë e mirë dhe mezi pres t’i takoj”, u shpreh Brikena.
