Aktorja e njohur Egla Ceno ka reaguar publikisht pas ndarjes nga jeta të Eldion Kelmendit, vëllait të Gjestit. Në një mesazh prekës në Instagram, Ceno u është drejtuar Gjestit dhe familjes së tij me fjalë ngushëlluese:

Gjest, vëllain tënd të vogël e njohëm nëpërmjet ekranit dhe në këtë dhimbje të madhe për ty dhe familjen tënde, çdo fjalë ngushëllimi tingëllon e vogël. Bëhu i fortë, sidomos për nënën. Një përqafim zemre për familjen Kelmendi.

Ndërkaq, Gjesti ka reaguar për herë të parë pasi vëllai i tij ndërroi jetë.

Në një postim në Instagramin e këngëtarit, ekipi i tij, shkruan se varrimi do të mbahet ditën e sotme në orën 17:00 në varrezat e fshatit Pavlan.