Teri Hatcher pranoi hapur se nuk ishte edukuar për seksin kur humbi virgjerinë në adoleshencë. Ylli i “Desperate Housewives” rrëfeu për herë të parë për humbjen e virgjërisë në episodin e fundit të podcastit të saj “Desperately Devoted”.

“Nuk dija çfarë ishte një prezervativ,” pranoi aktorja 60-vjeçare, duke shtuar se kjo ndodhi ndërsa ishte ende në shkollë të mesme. “Më duket se hera e parë që do të bëja seks ishte si nxënëse e shkollës së mesme, në shtëpinë e prindërve, në shtratin e tyre me ujë,” kujtoi Hatcher, duke shtuar se nuk kishte idenë se si dukej një prezervativ dhe si përdorej.

“Unë nuk mora prezervativ, kështu që nuk e përdora,” shpjegoi ajo, duke shtuar se nuk ishte e sigurt nëse partneri i saj kishte një të tillë atëherë. Ylli i “Lois & Clark” e pranoi se ishte me fat që nuk mbeti shtatzënë apo ndonjë sëmundje seksualisht të transmetueshme. “E di vetëm që isha me fat që dola e gjallë. Jam me fat që jam këtu sot për të folur për gjithçka. Nëse do të shqyrtonim historinë time seksuale, ajo është e mbushur me gabime,” shtoi ajo.