Të shtunën mbrëma pritet që spektakli i madh i “Big Brother VIP 5” të jetë me shumë surpriza dhe të papritura.

Në promon e publikuar në faqen zyrtare të “Big Brother VIP” në “Instagram”, janë përmbledhur momentet më pikante që kanë ndodhur këto ditë.

Jo vetëm kaq, pasi thuhet se në shtëpië më të famshme në Shqipëri do të mbërrijë një letër e pazakontë.

Gjithashtu bëhet e ditur se do të zbulohet një ambient i ri dhe do të ketë hyrje të reja që do të trondisin banorët.

View this post on Instagram

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Publiku tashmë është bërë kurioz se për kë do të jetë letra dhe kush do të jenë banorët e rinj që do të bëhen pjesë e reality show-t.

“Në ditën e 14 agravon situata.

Një letër e pazakontë pritet të mbërrijë në shtëpi.

Një ambient i pazbuluar dhe disa hyrje të reja që do të trondisin banorët.

Big Brother Vip, të shtunën ora 21:00”, thuhet në promon e spektaklit.