Një proces gjyqësor në Mbretërinë e Bashkuar ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik për shkak të deklaratave të forta të njërit prej të akuzuarve, i cili gjatë dëshmisë së tij ka relativizuar ngjarjen për të cilën po gjykohet.

Tre persona janë përballë drejtësisë për një ngjarje të rëndë që dyshohet të ketë ndodhur pasi një grua u nda nga shoqëria e saj gjatë një nate në qytetin bregdetar Brighton. Sipas prokurorisë, ajo është marrë në një zonë të izoluar pranë plazhit dhe është abuzuar në mënyrë të përsëritur.

Gjatë gjykimit, një prej të pandehurve ka deklaruar se nuk e ka perceptuar situatën si krim, por thjesht seks, një qëndrim që është kundërshtuar ashpër nga prokuroria, e cila theksoi se viktima ishte në gjendje të paaftë për të reaguar dhe ishte shënjestër e qëllimshme.

Sipas akuzës, viktima ishte në gjendje të rënduar dhe pa mundësi për t’u mbrojtur, ndërsa veprimet e të akuzuarve janë cilësuar si të planifikuara dhe të qëllimshme. Procesi gjyqësor vijon, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë të gjitha provat për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.