Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 2”, Jori Delli, ka ndarë një prej periudhave më të vështira të jetës së saj gjatë një interviste në programin “E Diell”. Modelja tregoi se babai i saj pësoi një infarkt teksa ndodhej në Vlorë, ndërsa ajo vetë ishte në Itali, duke përjetuar ankth dhe frikë të madhe për gjendjen e tij.
Ka qenë një ditë e tmerrshme. U përballa me probleme në aeroport, nuk më linin të udhëtoja pasi kisha vetëm kartën e identitetit italiane, e cila ishte e grisur. Për fat, vëllai im ishte pranë babait në ato momente.
Jori u ndal edhe tek gjendja e spitaleve në Shqipëri, duke e cilësuar përvojën në spitalin e Vlorës si traumatike.
Nuk jam e lumtur për situatën shëndetësore në Shqipëri. Spitali i Vlorës ishte i tmerrshëm me atë që përjetoi babai im. Vetëm kur ai u transferua në Tiranë, arrita të ndihesha më e qetë.
Megjithëse babai i saj është tashmë në përmirësim, familja u përball me një tjetër situatë të vështirë vetëm dhjetë ditë më vonë.
Fatkeqësisht, pas pak ditësh, mami im pësoi një aksident me makinë dhe aktualisht ndodhet në një spital në Itali.