E ftuar në “Live from Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Aulona Musta. Një personazh shumë i njohur për rutinën e saj të fitnesit por edhe për reagimet që ka bërë herë pas here në rrjete sociale. Gjithashtu së fundmi edhe opinioniste në emisionin e dashurisë “Përputhen”.
Pjesë nga intervista:
A beson se ka njerëz që përdorin fenë ose Zotin si arsye për të gjykuar, ulur dhe denigruar të tjerët?
Po, ka shumë njerëz për fat të keq. Dhe realisht më vjen shumë keq që feja në vend që t’i bëjë njerëzit më të mirë, po i bën më të këqij, i bën më agresivë, i bën më gjykues, më pak pranues.
I bën feja apo bëhen vetë? Se feja flet për humanzimin, për bashkëjetesë, për solidaritet…
Mënyra se si e përdorin fenë dhe besimin në Zot. Në thelb besimi në Zot këtë qëllim ka, secila fe këtë qëllim dhe mision ka. Për sa kohë ti thua: Në emër të Zotit ti je k*çkë, sepse ke dalë me rroba banje… Kjo nuk është. Madje po përdor Zotin për të më gjykuar mua. Lëre Zotin të më gjykojë kur të vijë momenti. Për këtë e kam fjalën. Unë edhe pse jam një njeri që dal me rroba banje dhe dal me të shkurtra, unë besoj shumë në Zot dhe e përdor këtë çdo ditë për t’u bërë një njeri më i mirë. /TAR/