I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë ish-banori i “Big Brother VIP”, Erik Lloshi. Ai përfundoi rrugëtimin e tij të martën pas një nominimi nga Zarfi i Zi që erdhi në shtëpi për shkeljen e rregullave nga Vëllai i Madh, për të cilin u shpreh se:
Ideja e Mateos ishte e rënë poshtë, sado që ta luftoje nuk dilte. Unë e dija këtë gjë, “lufta” e atij nominimi ishte mes Keijsit, Inës dhe meje. Nuk isha i bindur që do të dilte Ina, e nuhata që në momentin e nominimit që isha i rrezikuar padiskutim edhe pse banorët më thonin vazhdimisht, nuk del. Asnjë nuk e besoi që dola unë dhe asnjë nuk e donte që të dilja unë. Kjo është e vërtetuar, unë isha i vetmi që i bëra rrobat gati.
Më tej shtoi se:
Ideja e të gjithë kësaj gjëje është që unë u përballa me një nominim me Zarf të Zi që në një lloj forme i bëra dëmin vetes sepse nuk kisha pse të isha në atë Zarf. Po të kisha ndejtur pak më qetë, më pak impulsiv dhe më i kontrolluar në fjalët që thoja. Më saktë në mënyrën e qasjes jo se kam thënë ndonjë fjalë të madhe, por qasja ishte pak problematike. Ndoshta do të isha ende në atë shtëpi dhë për shumë gjatë.
Jo, nuk jam penduar. Nuk kam bërë diçka për t’u penduar, kanë qenë thjesht momente.
