Një ditë më parë ishte i ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, David Dano, i njohur për ngjarjen e bujshme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës më 29 shtator, ku u fut me forcë për të kërkuar dëmshpërblim për banesën e prishur gjatë ndërtimit të rrugës Transballkanike.

Gjatë kësaj interviste, i riu u ndal e foli edhe për videon që publikoi në “Instagram” me ish-banoren e “Big Brother VIP 4”, Loredana Brati, duke ngritur shumë pikëpyetje për marrëdhënien mes tyre.

Mirëpo, reagimi i Loredanës nuk ka vonuar. Në një mesazh ne videon e ‘Top Albania Radio’, ajo ka sqaruar se takimi ka qenë krejt rastësor dhe se nuk ka pasur asnjë raport personal përtej një përshëndetjeje miqësore.

“Isha e ftuar në një event në Vlorë më 14 gusht, ku ndodheshin edhe emra të tjerë si Laerti, Rizarta e Françeska Murati. Ishim në varkë dhe Davidi erdhi në momentin kur po zbrisnim, vetëm për disa minuta. Kishte edhe fansa të tjerë që kërkonin foto. Ai erdhi si fans për një përshëndetje dhe një video, madje i dridhej dora nga emocionet. Për të qenë njerëzore, pranova. Krejt papritur erdhi ajo puthje që më vuri në siklet”, ka treguar Loredana.

Në fund, ajo i ka bërë thirrje Davidit që të sqarojë të vërtetën e plotë:

“David, jepi detajet tamam se s’ka ndonjë gjë bobe…”.