Aktorja e famshme, Amber Heard, ka bërë publike fotografitë që ajo i bëri ish-bashkëshortit, Johnny Depp, në seancën gjyqësore të mbajtur të enjten.

Ajo është shprehur para trupit gjykues se imazhet i ka shkrepur sepse aktori me famë botërore nuk do ta besonte, ose do ta mohonte se sa jashtë kontrollit ishte kur përdoronte substancat e tij.

36-vjeçarja ka treguar se filloi të vinte re një “model të ndryshimeve të sjelljes” që do ta ndërlikonin “dukshëm jetën në varësi të asaj që ai përdorte”.

“Unë mund të tregoj vetëm se çfarë po përdorte, sepse do të më duhej të kërkoja të dhëna. I binte të fikët, sëmurej dhe humbte kontrollin mbi vete. Pastaj njerëzit e merrnin, e pastronin dhe e rregullonin”, ka rrëfyer Amber në ditën e dytë të dëshmisë së saj për padinë prej 100 milionë dollarë.

Sipas Heard, nëse nuk do të shkrepte këto fotografi, Depp me siguri nuk do ta mbante mend, do ta mohonte ose do të akuzonte atë se po thoshte një gjë që nuk kishte ndodhur.

“Dhe nuk kishte njeri që të më mbështeste. Ishte vetëm ai, punonjësit e tij dhe të gjithë ata që ishin kujdesur për të, përkundrejt fjalës sime, dhe kështu fillova të bëja fotografi për të thënë: ‘Shiko, kjo po ndodh’”, ka shtuar aktorja e famshme.

Amber ka pranuar se ka nisur që të fotografonte 58-vjeçarin rreth dy vite të lidhjes së tyre. Madje ajo bënte edhe kërkime se çfarë Depp përdorte.

“Fillova të marr të dhëna, kështu që mund të kuptoja se me çfarë kisha të bëja”, tha ajo, duke shtuar: “Kam kuptuar mjaftueshëm për varësinë për të ditur që duhet të arrish fundin, të kesh disa pasoja për t’u përmirësuar”.

Ndërkohë imazhet e paraqitura në gjykatë përshkruanin aktorin e famshëm duke u ulur në karrige dhe në dysheme gjatë gjendjeve të tij të dehur, sipas Heard.