Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV5” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë. Diskutimet brenda dhe jashtë “Big Brother VIP Albania” po vazhdojnë të përqendrohen te dinamikat e marrëdhënieve mes banorëve, sidomos në këtë fazë finale të spektaklit.

Në ethet e finales sot në “Goca dhe Gra” për të komentuar 4 finalistët dhe jo vetëm, ishte opinionist Arjan Konomi. I pyetur për Mateon, Selin, Mirin dhe Rogertin, ai tha:

Selin është fituese potenciale. Ka treguar që është e forta e këtij BBV. I forti nuk është Rogerti, që bën ato skema dhe debate. Selin ka qenë dominante, ka përballuar situata të vështira, kapërcen, nuk ka hatërmbetje.