“Podcasti “Flet” me Ilnisa Agolli në Top Channel do të jetë një hapësirë ku fjala takohet me njeriun. Me të ftuar nga fusha të ndryshme; nga politika, kultura, arti dhe jo vetëm. Çdo episod do të jetë një kombinim i diskutimeve interesante dhe konkrete, që e çojnë spektatorin përmes dialogut të thellë, nga fjala te përvoja dhe përjetimi njerëzor. Çdo i ftuar do të jetë aty për të rrëfyer hapësirën e tij të mendimit dhe ku çdo temë zbërthehet për të nxjerrë në pah lidhjet mes nesh dhe botës përreth, vetëm në “Flet”.

Ky podcast ka marrë shumë vëmendjen me të ftuarit e veçantë javë pas jave dhe herë që vjen do të jetë po aq befasues. Ahmed Kalaja, Imami viral do të jetë në një rrëfim ekskluziv me Ilnisa Agolli. Të martën ora 23:05!

View this post on Instagram

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)