Princesha e Uellsit, Kate Middleton, ka folur për herë të parë mbi ndryshimin e diskutuar të ngjyrës së flokëve të saj, pasi pamja më bionde e bëri bujë gjatë këtij vjeshte.

Më 19 nëntor, 43-vjeçarja mori pjesë në Royal Variety Performance në Londër së bashku me princin William, ku edhe ndau një detaj të papritur rreth pamjes së saj.

Sipas “Daily Mail”, aktorja Su Pollard i kishte thënë princeshës: “Më pëlqen shumë ngjyra e flokëve, duket shumë më e çelur.”

Kate thuhet se iu përgjigj duke thënë:

“Më parë ishin kafe, por janë çelur nga dielli.”

Komenti u bë gjatë një bisede në prapaskenë, në eventin që shënoi rikthimin e çiftit në tapetin e kuq pas dy vitesh.

Princesha kishte tërhequr vëmendjen që në shtator, kur u rikthye në detyrat zyrtare pas pushimeve verore me ngjyrën e saj më bionde ndonjëherë.

Transformimi ishte befasues, pasi Kate zakonisht ka qëndruar besnike nuancës së errët kafe që e ka karakterizuar që prej martesës me William-in në vitin 2011. Edhe gjatësia e flokëve dukej më e madhe se zakonisht gjatë paraqitjes së 4 shtatorit në Muzeun e Historisë Natyrrore.

Megjithatë, ndryshimi nuk zgjati. Vetëm dy ditë më vonë, më 6 shtator, gjatë finales së Kupës së Botës në Rugby për femra, flokët e saj dukeshin sërish më të errët, ndonëse modeli gjysmë i kapur e vështirësonte dallimin e saktë të ngjyrës. Më pas, më 8 shtator, në një aktivitet të Federatës Kombëtare të Institutit të Grave, Kate u shfaq qartë me nuancën e saj natyrale kafe, të cilës ka mbetur besnike.