Bashkëshorti i këngëtares së famshme të ndjerë Tina Turner, Erwin Bach, është shfaqur për herë të parë publikisht pas vdekjes së saj.

Legjenda e “Rock & Roll” u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare më 24 maj, ndërsa bota mban zi për humbjen e një këngëtareje dhe gruaje të madhe.

Ndërkohë mediat e huaja shkruajnë se bashkëshorti i këngëtares së ndjerë bëri daljen e tij të parë publike të mërkurën, më 31 maj, para shtëpisë së tyre zvicerane, Château Algonquin, në Küsnacht.

I veshur me të zeza dhe me syze dielli, ai organizoi dhuratat e lëna nga fansat e Tina Turner para shtëpisë së tyre, ndërsa vendosi lule para një memoriali për gruan e tij.

Gazeta zvicerane në gjuhën gjermane Blick vuri në dukje se Bach ishte “i heshtur, por dukshëm i trishtuar ndërsa shikonte me qetësi dhe prekje dhuratat e fansave”.