Disa pasagjerë kanë ngelur të tmerruar kur zyrtarët e avionit Ryanair morën një mesazh për një prej personave në avion që kishte thyer rregullat e karantinës duke u futur në avion edhe pse kishte dalë pozitiv me Covid.
Pasagjeri u nxorr përjashtë pak kohë para se avionic të nisej nga aerporti i Londrës dhe u vendos në dhomën e izolimit në aeroport, ku më pas u takua me autoritetet shëndetësore.
Sedilja dhe vendi rreth tij u dezinfektuan menjëherë, përpara se avioni të fluturonte drejt Pizas.
Edhe pse pasagjeri i infektuar kishte maskë, pasagjerët e tjerë ishin të shoqëruar tërë kohës me frikën nga një infektim i mundshëm.