I ftuar në emisionin “Pardon My French” sot me Jonida Aliçkollin ka qenë finalisti i këtij edicioni të pestë të “Big Brother VIP”, Armir Shahini ose ndryshe Miri i West Side Family. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me eksperiencën, rrugëtimin dhe dinamikat e lojës së tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
I mbeti peng Mirit vendi i dytë?
Jo, nuk më mbeti peng. Do të gënjeja po të thoja që nuk e doja vendin e parë sepse është një garë dhe të gjithë e duan vendin e parë sidomos kur je aq afër. Por kur ti kupton që ke fituar çmimin e publikut ne gjithmonë edhe si West Side Family kemi qenë në gara të ndryshme dhe nuk e kemi marrë çmimin e parë por kemi marrë çmimin e publikut dhe nuk është e rëndësishme për të marrë atë që është në lekë apo euro, por është e rëndësishme për të marrë çmimin e publikut dhe unë kam marrë dashurinë e publikut, gjënë më të shtrenjtë që unë i kam kushtur jetën time.
