I ftuar në studion e “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë boksieri i njohur Nelson Hysa, kampion i Shqipërisë në peshat e rënda. Prej vitesh na ka bërë krenarë me arritjet e tij në këtë sport, Nelson Hysa ka folur më shumë në këtë intervistë për sukseset e tij, fillimet e karrierës, procesin e përgatitjes për ndeshjet e jo vetëm…

Pjesë nga intervista:

Ka qenë pasioni yt që fëmijë që të bëhesh boksier?

Unë kam pasur trashëgimi familjare, një daja i babait ishte boksier, një nga më të famshmit e asaj kohe. Ne kishim doreza në shtëpi. Pothuajse në çdo ndeshje në lagje fitoja. Asokohe fitoja çokollata dhe limonada.

Sa para fiton sot nga ndeshjet e tua?

Jo mijëra, kalon në shifra milionshe. Besoj që ndeshja e ardhshme do të jetë për vlerë edhe më të madhe se 1 apo 2 milion. Por ajo që është e rëndësishme është që unë nuk e bëj këtë për lek, por këtë e bëj për vete, e bëj për historinë dhe e bëj për familjen time që t’i bëjë krenarë, gjithashtu për Shkodrën, për Shqipërinë dhe pastaj për të gjithë njerëzit që jetojnë jashtë Shqipërisë që t’i bëjë krenarë. /TAR/