“Podcasti “Flet” me Ilnisa Agolli në Top Channel do të jetë një hapësirë ku fjala takohet me njeriun. Me të ftuar nga fusha të ndryshme; nga politika, kultura, arti dhe jo vetëm. Çdo episod do të jetë një kombinim i diskutimeve interesante dhe konkrete, që e çojnë spektatorin përmes dialogut të thellë, nga fjala te përvoja dhe përjetimi njerëzor. Çdo i ftuar do të jetë aty për të rrëfyer hapësirën e tij të mendimit dhe ku çdo temë zbërthehet për të nxjerrë në pah lidhjet mes nesh dhe botës përreth, vetëm në “Flet”.

I ftuar episodin e djeshëm ka qenë aktori Laert Vasili, ku u është përgjigjur shumë pyetjeve provokuese të Ilnisës dhe ka treguar shumë sekrete të tij. Më përpara Laerti ka treguar se e kanë ngatërruar me femër dhe ka shpjeguar edhe arsyen.

Ilnisa: Ke thënë: “Më rrahën kisha flokë të gjatë, kur u ktheva panë që isha mashkull”, tani pyetja, ndodh të ngatërrojnë shpesh?

Laert: Shumë shpesh nga mbrapa sidomos… po të kesh flokë të gjata deri te mesi i supeve dhe ngaqë unë kam bërë balet dhe bythët i kam të ngritura kështu janë kanibalët shqiptar që femrën e dinë vetëm ta përdhunojnë

View this post on Instagram

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)