Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Emi, ka qenë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkԯn. Ajo ka biseduar më shumë rreth marrëdhënieve të brezit të sotëm, ku ka ndarë dhe disa detaje nga jeta e saj personale.

Pjesë nga intervista:

Si ka vijuar jeta jote këto muaj kur je rikthyer në Shqipëri pas jetesës në Londër?

Mirë. Kam hequr dorë nga çunat e Kolumbisë. Tani më pëlqejnë çunat nga diku tjetër, por nuk e them dot… Nuk po them, por po lë ‘hints’, është vend i nxehtë…

Dubai? Të pëlqejnë çunat e Dubait?

No comment… Nuk thashë që më pëlqejnë çunat e Dubait, thashë që mund të më pëlqejë dikush… Është një djalë që jeton në Dubai.