Modelja dhe prezantuesja e njohur argjentinase-italiane, Belen Rodriguez, ka marrë vëmendje të madhe pas disa deklaratave të saj të guximshme.

Teksa ishte e ftuar në emisionin televiziv “Belve”, të moderuar nga Francesca Fagnani në Rai 2, Belen dha përgjigje me plot batuta dhe tone ironike.

Në një moment gjatë kësaj interviste, Belen u shpreh me humor se ka pasur një karakter impulsiv edhe në marrëdhënie:

“Të dashurit e mi i kam rrahur të gjithë. De Martino është ai që ka marrë më shumë. Njërit i hodha një kaktus!”.

Deklarata e nënës së dy fëmijëve shkaktoi shumë reagime në rrjetet sociale dhe u komentua gjerësisht në mediat italiane, të cilat theksuan se Belen e tha këtë me ton ironik, si pjesë e një bisede për marrëdhëniet e saj të kaluara dhe për karakterin e saj të fortë.

Sipas agjencisë italiane ANSA, kjo ishte një nga batutat më të cituara të intervistës, e cila u bë menjëherë virale në rrjet.

Edhe “La Repubblica” raportoi për të njëjtin moment, duke theksuar se Rodriguez “nuk i shmanget asnjë teme dhe di ta kthejë çdo rrëfim serioz në autoironi”.